Kerkim per Faqe Shqiptare, Google, Youtube, Wikipedia, Bing ne te njejten kohe
Portali Shqiptar

Keiroz, drejt shkarkimit si trajner i Portugalisë

Keiroz, drejt shkarkimit
si trajner i Portugalisë

PORTUGALI- Karlos Keiroz duket se i ka dhënë fund drejtimit të kombëtares portugeze, pas aventurës në Kupën e Botës 2010. Tekniku ka përfunduar nën akuzë jo vetëm për rezultatet e dobta, por edhe për faktin se ka fyer agjentët anti-doping të Portugalisë përpara nisjes së Botërorit. Ai nisi të fyente mjekët e skuadrës anti-doping gjatë një vizite të tyre surprizë në stërvitjen e kombëtares luzitane. Sipas mediave portugeze, kjo do t’i kushtojë atij vendin e punës, pasi Federata ka nisur një hetim për këtë skandal që në fillim të muajit korrik, menjëherë sapo Portugalia u eliminua nga Kupa e Botës. Vetë Keiroz ka deklaruar se ai është duke u hetuar edhe nga autoritetet shtetërore, duke e quajtur këtë një ndërhyrje në punët e futbollit dhe duke deklaruar se do t’i drejtohet FIFA-s. (e.n/A.Latifi/BalkanWeb)



Komente: