Lajme te tjera
- Pastori: Nuk e djeg kuranin nëse ndërhynë autoritetet
- Drejtori i policisë italiane në Tiranë: Bashkëpunim në luftën kundër krimit
- Klos, 13 vjecari nuk lejohet në shkollë pretendimet e drejtorit, absurde
- Spitali i Kavajës, MSH: Gjithçka gati për të nisur nga puna
- Raporti i Bocsh: Kriza po pengon integrimin nisni reformën zgjedhore
- Raporti i Bocsh: Kriza po pengon integrimin nisni reformën zgjedhore
- 7 vjecari troket për karamelet e festës dyshime për pengmarrje
- Fiter Bajrami, Rama shtron drekë për njerëzit në nevojë
- Fiter Bajrami Krerët e shtetit urojnë besimtarët
- Vjenë, Bosch paraqet sot raportin e pranisë së OSBE në Shqipëri
I vënë zjarrin urës bllokohet Rama

TIRAN-Zjarrvënia e urës së drunjtë që lidh fshatin me rrugën nacionale Tiranë-Plepa, "bllokon" kryetarin e PS-së dhe njëkohësisht kryebashkiak i Tiranës, Edi Rama. Gazeta Shqiptare njoftoi sot se ngjarja ka ndodhur në mesnatë duke u gdhirë dita e djeshme, ndërsa kreu i PS-së, Rama kthehej për në banesën ku ai qëndron në Pezë. Ramës i është dashur të qëndrojnë për disa minuta në pritje që policia dhe shërbimet anti-zjarr të shuanin flakët. Sipas policisë, lëvizja e Ramës ka koinçiduar me momentin e zjarrit në urë, ndërsa pistat e hetimit nuk e lidhin ngjarjen me lëvizjet e kryetarit të PS-së. Një furgon i komisariatit nr.6 të Policisë së Tiranës ka kaluar i pari mbi urë pasi flakët janë shuar, për siguri, dhe më pas ka kaluar automjeti me të cilin lëvizte Rama. Në vendngjarje kishte shkuar edhe drejtori i Policisë së Tiranës, i cili ka ndjekur vetë nga afër veprimet për shuarjen e flakëve dhe hetimet e kryera aty. Dje ura ka qenë e kalueshme gjatë gjithë ditës dhe fatmirësisht flakët nuk kishin shkaktuar ndonjë dëmtim të rëndë të saj. Policia shoqëroi disa banorë të zonës pranë urës, të cilët dyshohet të jenë edhe zjarrvënësit. Burime pranë grupit të hetimit thanë se vetë banorët kanë një "problem" me urën, e cila duke pasur strukturë të hekurt dhe e veshur me dërrasë, bën një zhurmë mjaft shqetësuese gjatë kalimit nga makinat. Policia dyshon se zjarrvënia kishte për qëllim nxjerrjen jashtë përdorimit të urës së drunjtë, duke detyruar më pas autoritetet të ndërtonin një urë të re, më të sigurt dhe më pak shqetësuese për banorët. (d.b/GSH/BalkanWeb)
