Lajme te tjera
- Berat, shembet 6 m, muri rrethues i kalasë
- MPPTT: Tuneli i Thirrës hapet më 15 Maj
- PS nesër në Kuvend për rezolutën e vizat
- Meta nesër në Serbi, takim me Tadic e Jeremic
- Të përndjekurit kërkesë Topit, 20 shkurti të pasqyrojë historinë
- Shpëndanin drogë në gjimnaze, arrestohen
- METE, të dhënat e fundit mbi HEC-et kryesore
- Rrëshqitjet e dheut, probleme në qarkun e Elbasan
- Kukës, rinisin reshjet e borës, qarkullimi vetëm zinxhirë
- Pr/ligji për SHISH, Shaqiri: Të nevojshme ndryshimet
Kukës, konflikt mes fqinjësh, vritet 36 vjecari

KUKËS- Një 36 vjeçar është vrarë sot mbasdite nga fqinji i tij, pas një grindjeje për motive të dobta. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se se ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 15.00 të ditës së sotme në fshatin Cinamakë, rreth 10 kilometra larg qytetit të Kukësit, kur 65 vjeçari Sali Leka qëlloi me armë zjarri fqinjin e tij, Dëfrim Kepi, 36 vjeç, baba i tre fëmijëve, duke e lënë të vdekur në vend.
Sipas policisë, vrasja ka ndodhur pas një grindjeje të çastit, ndonëse burim i saj mund të jetë një grindje e hershme për një rrugë kalimi.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, të cilat pas 3 orë kërkimesh kanë mundur ta ndalojnë autorin e këtij krimi, 65 vjeçarin Leka, i cili pas kryerjes së krimit ishte larguar menjëherë nga vendngjarja.
(e.n/BalkanWeb)
