Lajme te tjera
- I vënë zjarrin urës bllokohet Rama
- Gati për luftë ushtarët nisen sot në Kandahar
- Fluks emigrantësh në Kapshticë, 4800 persona kalojnë kufirin
- Durrës, arrestohet një 35-vjecar shpërndante kokainë
- Durrës, arrestohet një 35-vjecar shpërndante kokainë
- Itali, vdes 42-vjecari shqiptar pas një aksidenti në punë
- Ndotja, pushuesit braktisin plazhin e Bizës
- Komiteti për zhvillimin Berisha: Finalizojmë 320 projekte rrugësh
- Presidenti dekreton ndryshimet në ligjin "për buxhetin 2010"
- Konflikti PD-President Reagojnë të përndjekurit: Maxhoranca sulme politike
Votohet rezoluta, Ruci: Keqardhje private për Berishën

TIRANE- Votohet në parim rezoluta për liberalizimin e vizave. Në seancën e mbushur me debate, kanë votuar pro 127 deputetë. Së bashku me deputetët e mazhorancës kanë votuar edhe ata të opozitës, edhe pse u kërkua prej tyre që në draftin përfundimtar të hiqeshin disa paragrafë provokativë.
Votohet rezoluta, Berisha: Heqja e vizave kontribut i 40 institucioneve
Kryeministri Sali Berisha deklaroi gjatë senacës plenare se, procesi i kërkesës së Shqipërisë për heqjen e vizave është i bazuar mbi meritën dhe jo mbi mëshirën, mbi përformancen dhe masat konkrete të ndërmarra.
Kryeministri Berisha duke iu përgjigjur kërkesës së opozitës për heqjen e paragrafit provokativ, sikurse u shpreh kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, tha se "në këtë proces dhe progres në plotësimin e udhërrëfyesit për heqjen e vizave ka një kontribut prej mbi 40 institucionesh dhe agjensish si dhe mijëra nëpunësve të shtetit".
"Nuk mund të imagjinoj që Parlamenti të kërkojë heqjen e vizave pa shprehur një vlerësim për një punë që është bërë, për reformat e thella që janë ndërmarrë, praktikat që janë vendosur dhe kostot që janë përballuar nga taksapaguesit shqiptarë", u shpreh më tej Kryeministri. "E vetmja gjë që mund të pranoj me kompromis është të themi, arritje të institucioneve, apo autoriteteve shqiptare", tha Berisha.
Ruci: keqardhje private për Berishën
Kreu i grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruci, pas deklaratave të kryeministrit se ndjente keqardhje personale për deputeten Dade ka nënvizuar se për keqardhje është bërë vetë kryeministri. Sipas Rucit, në vend që të gjejë përgjegjësitë e përbashkëta Berisha sulmon pavend analistët.
“Unë ndjej keqardhje private për Berishën, keqardhja ime ishte që ju në vend që të nxirrnit përgjegjësinë nga ato që Dade deklaroi, filluat të shfrynit dufin me analistët. Ju kujtoj që jemi këtu për të gjetur përgjegjësitë e përbashkëta” – deklaroi Ruci
Ruci nënvizoi se Dade nuk foli antiberishizëm, ajo vuri në pah thjesht vërejtjet që ne si opozitë kemi për hapat që ju ndiqni në këtë proces
“Ne këkuam që të përmbushnim misionin tonë. Zonja Dade tha që pika 2 nuk e prek rezolutën. Vetëlavdërimet tuaja për një vendim politik nuk janë të drejta. Sygjerimi është që propozimet tona të rregullohen në draftin përfundimtar të rezolutës“ – theksoi Ruci.
Berisha: Deklaratat e Dades të pavërteta
Në fund të fjalës së saj deputetja Dade i përmendi kryeministrit se kokëfortësia e tij po pengonte liberalizimin e vizave, duke na lënë në vendet e fundit të vendeve të rajonin që përfitojnë nga ky proces. Menjëherë pas fjalës së saj kryeministri Berisha u shpreh se deklaratat e saj ishin të pavërteta dhe duke i bërë një kritikë personale zonjës Dade “Ju nuk jeni prekur nga anti-Berishizmi“ – theksoi kryeministri.
Dade: Hiqni propagandën nga rezoluta
Duke treguar se prezenca e PS në Kuvend është vetëm për cështjen e liberalizimit të vizave, deputetja Arta Dade nënvizoi se kjo rezolutë që PS mbështet duhet të jetë në emër të gjithë shqiptarëve dhe të mos shërbejë si mjet propagande për qeverinë.
Deputetja socialiste Arta Dade ka marrë fjalën në sallën e Kuvendit. Ajo ka theksuar se PS ndodhet këtu vetëm për cështjen e vizave, për të bërë realitet ëndrrën e gjithë shqiptarëve. “Projektrezoluta sjell frymën e konsensusit por ne jemi këtu vetëm për vizat. Për të realizuar ëndrrën e gjithë shqiptarëve për të treguar vlerat e parimet e forcës sonë” – u shpreh Dade.” – u shpreh ajo.
Dade deklaroi se kjo rezolutë mbështetet nga PS, por jo për ti bërë propagandë qeverisë, jo si një fletë lavdërimi për të, por për të përfaqësuar të gjithë shqiptarët. “Gënjeshtrat nuk do t,ju mbajnë edhe për shumë kohë në këmbë, këmbanat po bien cdo ditë për ju, raportet e fundit ndërkombëtare tregojnë se qeverisja është e politizuar dhe përfshirë nga korrupsioni, kjo qeveri nuk mund të pengojë liberalizimin e vizave, i cili është vonuar. Mos bëni lojra me vizat, ato duhet të përfaqësojnë shqiptarët dhe jo të jenë fletë lavdërimi për qeverinë" - theksoi Dade.
PS hyn në Kuvend për vizat
Opozita u rikthye ashtu sic kishte premtuar në Kuvend për mbështetjen e liberalizimit të vizave. Duke vlerësuar se procesi i liberalizimit të vizave është shumë i rëndësishëm për vendin dhe duke mos dashur që të bëhen pengesë e këtij procesi, deputetët e PS-së kanë zënë vendet e tyre në parlament.
Berisha: Ligji njeh përdorimin e letrave me vlerë për legalizimet
Në seancën e sotme të Kuvendit, kryeministri Sali Berisha ka folur për letrat me vlerë dhe për të drejtat e përdorimit të tyre, ashtu sic e njeh edhe ligji shqiptar. Duke theksuar se ato do të përdoren për shlyerjen e detyrimieve që vijnë nga legalizimet, Berisha nënvizon se edhe ata që nuk i kanë duhet të pajisen me to.
“Qytetarët shqiptarë të bëjnë disponibël letrat me vlerë që kanë marrë, në bazë të ligjit që është në fuqi. Letrat me vlerë do të përdoren në masën 70 përqind për pagimin e sipërfaqeve deri në 300 metra katrorë për legalizimet” – u shpreh Berisha.
Duke u shprehur që ka njerëz që i mbajnë këto letra prej vitesh, Berisha nënvizoi se pikërisht qeveria e tij vendosi ti njohë dhe ti japë mundësinë qytetarëve ti përdorin.
“Qeveria jonë vendosi ti njohë ato të vlefshme ndonëse për kaq vite mbetën jashtë përdorimit. Në interesin e qytetarëve që kanë këto letra tregu ku do të përdoren është i fuqishëm, është më i madh se tregu i përcaktuar për to në kohën e emëtimit. Të parët që përfitojnë nga vënia në përdorim janë poseduesit, si dhe ata që i blejnë”- deklaroi kryeministri.
Gjatë fjalës së tij kreu i shtetit u shpreh se ka filluar edhe një reformë të re për crrënjosjen e varfërisë ekstreme. Pas kësaj reforme deklaroi Berisha, nuk do të ketë më familje në varfëri ekstreme në Shqipëri.
“Qeveria po përgatitet për një reformë për të crrënjosur tërësisht varfërinë ekstreme, po përgatitemi për regjistrin elektronik për familjet në varfëri ekstreme, po punojmë me Bankën Botërore për të nxjerrë të dhënat komjuterike që do të na ndihmojnë të verifikojmë familjet e varfra dhe në një kohë të shkurtër nuk do të ketë më të tilla”- u shpreh Berisha.
Pollo: 420 mln dollarë për rrugët
Projekti i maxhorancës është ndërtimi i infrastrukturës rrugore për të përmirësuar nivelin e jetesës së çdo shqiptari.
Ministri i Shtetit Genc Pollo tha gjatë seancës së sotme plenare se "financimet janë shpërndarë në të gjitha krahinat e vendit për ndërtimin e rrugëve kombëtare e dytësore dhe çdo shqiptar që ka dal nga shtëpia e tij është dëshmitar i kësaj arritje, ndërsa ka ndjerë efektet në buxhetin e tij familjar".
Duke u ndalur në projektet për ndërtimin e rrugëve dytësore, Pollo tha se qeveria në bashkëpunim edhe me Fondin Shqiptar të Zhvillimit, i cili administron grandet dhe huatë nga institucione financiare ndërkombëtare, synon ndërtimin e rreth 1500 km rrugë, të cilat llogariten të kushtojnë 420 milionë dollarë.
Nishani: Reforma në drejtësi e suksesshme
Ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani, deklaroi sot në Kuvend se zbatimi i dënimeve alternative është një shembull i suksesshëm i hapave reformues të ndërmarrë nga qeveria në fushën e drejtësisë.
"Ky është një shembull i vullnetit politik të maxhorancës për t'i sjellë institucionet tona në standardet europiane, vullnet i cili nuk mund të futet në kolaps nga interesa individësh politikë dhe që nuk do mund të bllokohet nga asnjë sjellje ekstremiste", u shpreh ministri Nishani në hapje të seancës së sotme plenare.
Ai tha se zbatimi i Shërbimit të Provës përmes dënimeve alternative është një risi, që krijon standarde europiane në procesin e ri integrimit në shoqëri të personave të dënuar, por dhe në uljen e mbipopullimit në burgje, duke lejuar përmirësimin e kushteve të jetesës së atyre që vuajnë dënimin brenda institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale.
"Për periudhën qershor 2009-shkurt 2010 kanë përfituar dënime alternative nën mbikqyrjen e Shërbimit të Provës 1053 të dënuar dhe për secilin prej tyre zbatohet një program individual i mbikëqyrjes", informoi Kuvendin ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani.
Sipas tij, implementimi i dënimeve alternative është i natyrave të ndryshme. Kështu 852 persona kanë marrë pezullimin e dënimit me burgim nga gjykata, duke qenë gjatë gjithë kohës nën kontrollin e Shërbimit të Provës, 78 persona kanë përfituar pezullimin e ekzekutimit të vendimit me burg dhe detyrimin të kryejnë punë me interes publik, 107 persona kanë përfituar lirimin me kusht, 15 persona kanë përfituar largimin nga qendra e vuajtjes së dënimit dhe vazhdimin e dënimit me qëndrim në shtëpi.
Nis seanca e Kuvendit
Nis seanca e radhës e kuvendit ku pritet miratimi i rezolutës që mbështet liberalizimin e vizave. Në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar të PS-së u vendos që opozita të jetë e pranishme në seancën e sotme plenare.
Duke vlerësuar se procesi i liberalizimit të vizave është shumë i rëndësishëm për vendin dhe duke mos dashur që të bëhen pengesë e këtij procesi, deputetët e PS-së kanë diskutuar dje në mesditë dhe kanë vendosur që të jenë të pranishëm në seancë vetëm për këtë pikë të rendit të ditës, duke vijuar bojkotin për pjesën tjetër të axhendës parlamentare.
Pritet që ligjvënësit socialistë të kërkojnë edhe ndryshime në tekstin e rezolutës, por kjo do të jetë në varësi të diskutimeve në seancën parlamentare. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, deputeti Andis Harasani ka propozuar që të jetë Ditmir Bushati që të mbajë një fjalë në Kuvend në lidhje me integrimin dhe procesin e liberalizimit, duke përfaqësuar kështu qëndrimin e PS-së. Ndërsa ky i fundit ka refuzuar, duke propozuar që këtë ta bëjë sekretarja për marrëdhëniet ndërkombëtare, Arta Dade. Pritet që grupi opozitar të paraqesë qëndrimin dhe vërejtjet si dhe plotësimet e tij për rezolutën e propozuar nga maxhoranca sot në Kuvend, dhe pas miratimit të saj të dalë nga seanca.
(e.n/m.a/BalkanWeb)
