Lajme te tjera
- Shqipëria organizon kampionatin botëror të vrapimit malor
- Keiroz, drejt shkarkimit si trajner i Portugalisë
- Pezullohet Leao u zu me grushta me gazetarët
- Ronaldo: Murinjo më i miri, këtë vit një sezon i madh
- Europa League Salihi dhe Cana barazim në ndeshjet e para
- Europa League, Salihi dhe Cana barazim në ndeshjet e para
- Milan, Ronaldinho dëmtohet, mungon në "Emirates cup"
- Anceloti: Baloteli, një i çmendur, Ibra nuk është për ekipin
- Agjenti i Maikon: Reali po bën lojë të pistë
- Maradona sulmon Federatën e Futbollit: Gënjeshtarë, tradhtarë!
Dinamo- Shkumbini, Muca: Do fitojme Kupen

TIRANE- Dinamo do të presë sot në orën 13.30 Shkumbinin, në ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë. Blutë vijnë pas një humbje 2-1 të pësuar tre javë më parë në Peqin dhe u mjafton një fitore minimale 1-0 për të kaluar më tej. Duke parë edhe shkëputjen prej 17 pikësh në kampionat, tekniku Shkëlqim Muça pritet të aktivizojë formacionin më të mirë duke mos menduar aspak për ndeshjen e fundjavës kundër Skënderbeut.
Moti i mirë ka bërë që Dinamo të zgjidhë edhe problemet me stadiumin. Blutë do ta luajnë ndeshjen e sotme në "Qemal Stafa", që pas dy javëve pushim, është në një gjendje shumë më të mirë dhe terreni premton për një lojë të bukur.
Në konferencën e djeshme për shtyp, trajneri i bluve bëri të ditur se skuadra e tij nuk do të tolerojë aspak, duke e quajtur një objektiv të rëndësishëm fitimin e Kupës së Shqipërisë. "Kupa është një objektiv real i yni dhe nuk kemi pse të kemi frikë, - deklaroi ai. - Shkumbini na ka mundur në ndeshjen e parë, por do të japim gjithçka për ta përmbysur dhe besoj se kjo është e arritshme. Edhe fusha mendoj se do të jetë në një gjendje të mirë, kështu që them se do të luhet një ndeshje e bukur". Gjithsesi, Dinamo do të ketë tre mungesa të rëndësishme ditën e sotme, Bekim Kulin, Nertil Ferrajn dhe Gentjan Muçën. Tekniku i bluve më pas foli edhe për kampionatin dhe për zërat e ngritur se Dinamo mund të tolerojë për shkak se titulli tashmë mund të quhet i hipotekuar. "Kjo nuk është aspak e vërtetë, ne nuk do të neglizhojmë asnjë ndeshje, si në Kupë, si në kampionat, - tha Muça. - Nuk kemi pse ta bëjmë këtë gjë, do të japim maksimumin deri në ditën e fundit të sezonit", shtoi ai.
Sfida e sotme megjithatë nuk duket aq e lehtë për Dinamon, pasi Shkumbini ka një mbrojtje disi më të mirë në krahasim me vitet e shkuar. Përpos mungesave, futbollistë si Bakaj, Souza, Sefa apo Vila, premtojnë që në fushë do të jetë një betejë e vërtetë. Tre javë më parë në Peqin, Shkumbini triumfoi edhe për shkak të një terreni tejet të rënduar, ku blutë nuk mund të shpreheshin lirisht. Gjithsesi, dominimi i skuadrës peqinase në atë takim ishte i dukshëm.
(GSH/BalkanWeb)
